Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alicia Keys ka disa këshilla rreth prindërimit për babain e ri Adam Levine

Alicia Keys ka disa këshilla rreth prindërimit për babain e ri Adam Levine
October 21
12:00 2016

Alicia Keys, përveçse një këngëtare e njohur, është edhe një mama e përkushtuar ndaj Egypt,  i cili mbushi 6 vjeç më 14 tetor.

Ditën e djeshme, në eventin “Keep a Child Alive” në New York, gjatë një interviste ajo ka treguar diçka më shumë rreth prindërimit, sa e kujdesshme është ajo me të birin. Ajo  rrëfeu se Egypt është shumë i shoqërueshëm  dhe tashmë ka bërë shumë shokë.  “Kjo është edhe pak e  frikshme.  E di që ai do të jetë gjithnjë i rrethuar nga miqtë. Jam shumë krenare për të!”

Kolegu i saj Adam Levine dhe bashkëshortja e tij Behati Prinsloo janë bërë prindër muajin e kaluar. E pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë këshillë për  ta ajo ka treguar se e ngacmon shpesh kolegun e saj.

“Kam një këshillë për të. Bëhu gati, mendon se ke qenë ndonjëherë i rraskapitur më parë? Sa për Prinsloo, ajo duhet të jetë e vetëdijshme se ka dy fëmijë tashmë, Adam dhe vajzën e vogël”,- është shprehur këngëtarja.

Keys ka përfunduar intervistën duke buzëqeshur e duke shtuar se Blake Shelton nuk është i vetmi që “e torturon” Adam Levine në “The Voice”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje