Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albumi i vitit 2003 i Viktoria Beckham tashmë online

Albumi i vitit 2003 i Viktoria Beckham tashmë online
May 26
14:24 2016

 

Demoja e albumit hip hop të vitit 2003 të Viktoria Beckham sapo është lançuar online.

E keni menduar ndonjëherë se Victoria Beckham dhe menaxheri i Jay Z-së  do të krijonin diçka të tillë? Apo se ajo mund të quhej një yll i popit? Në vitin 2003 kjo mund të ishte një mundësi dhe Victoria mund të renditej ndër këngëtarët më të mirë botërorë.

Ajo ka bashkëpunuar me Damon Dash në sektorin e modës, por ata gjithashtu kanë bërë muzikë  bashkë dhe tashmë mund ta dëgjoni online. Këngët janë regjistruar në vitin 2003, por nuk janë publikuar më parë. Ato tregojnë qartë se çfarë mund të ishte bërë Victoria nëse do të vazhdonte të këndonte dhe të mos ishte përfshirë në botën e modës. Muajin e kaluar, një disk demo  që përmbante këngë “të humbura” nga  bashkëpunimi i saj me Damon Dash u gjet dhe u lançua online, sipas Digital Spy. Tashmë mund ta gjeni në Youtube apo Soundcloud. Ndiqni në vijim disa nga këngët e Victoria Beckham.

Shperndaje