Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albumi i Adele-s, më i shituri për 2016-n

Albumi i Adele-s, më i shituri për 2016-n
October 05
13:17 2016

Adele rezulton këngëtarja me shitjet më të mëdha të albumit për vitin 2016 sipas Official Charts Company.

Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe me albumin e saj të vitit 2015, sipas statistikave, numëron më shumë shitje duke lënë pas këngëtarë si David Bowie e Justin Bieber.

Albumi i saj i tretë ka korrur një sukses të madh edhe këtë vit duke numëruar plot 623 mijë kopje të shitura, që përfshijnë blerje fizike e shkarkime dixhitale. Shitjet gjatë vitit 2015  e klasifikojnë si ndër më të pëlqyerin me mbi 3 milionë shitje duke u kthyer një nga 26 albumet më të shitura në histori.  I dyti në listë është këngëtari Justin Bieber  me një numër shitjesh totale  prej 413 mijë kopje i ndjekur nga albumi “Blackstar” i David Bowie me 376 mijë kopje.

Hiti “One Dance” i reperit Drake  është konsideruar një nga këngët më të shkarkuara dhe me  1.695 milion shitje online. /Blitz.al/

Shperndaje