Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albi Nako bën ironi me Albën si prezantuese e parashikimit të motit? Reagon balerina!

Albi Nako bën ironi me Albën si prezantuese e parashikimit të motit? Reagon balerina!
March 06
23:14 2018

Duket se diçka ka midis Albi Nakos, koreografit të Tv Klan dhe Alba Hoxhës e cila ka zënë vendin e Klaudia Pepës në rolin kryesor në trupën e baletit dhe gjithshtu e kemi parë së fundmi të jetë zgjedhur si prezantuese e parashimit të motit në Klan.

Vetëm para pak ditësh, një deklaratë e Albës e ftuar tek Rudina Magjistari se Albi Nako s’kishte besuar tek ajo në fillim dhe madje e kishte kritikuar shumë, bëri xhiron e rrjetit në portale. Kjo siç duket nuk i ka pëlqyer shumë Albit i cili vetëm para disa minutash ka shpërndarë në rrjete sociale një video për të qeshur me një prezantuese të parashikimit të motit e cila rrëzohet.

“Kur të hypën vetja në qejf” – ka shkruar Albi në Facebook përbri videos që menjëherë na bëri të mendojmë se e ka me ironi me Albën. Dhe në fakt, jo vetëm ne kemi menduar kështu.

Alba Hoxha ka reaguar në Instagram tek i ka shkruar: “Unë jam kjo?”, ndërkohë Albi e përjashton si mundësi duke i thënë se nuk është ajo sepse Alba, sipas tij, nuk rrëzohet.

Mbetet për tu parë se si do të shkojë kjo çështje, s’na duket thjesht një shaka e zakonshme rrjeti. /Blitz.al/

Shperndaje