Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albërie Hadërgjonaj rikthehet pas në kohë: “Faleminderit Zot që ma mbushe jetën plot gëzim!”

Albërie Hadërgjonaj rikthehet pas në kohë: “Faleminderit Zot që ma mbushe jetën plot gëzim!”
September 26
17:02 2016

Albërie Hadërgjonaj e shpreh gjithmonë në rrjetet sociale dashurinë dhe krenarinë për vajzat e saj.

Madje, Anxhelina, vajza e vogël e Albëries, vazhdon të ndjekë hapat e saj në karrierën muzikore. Albëria i ka mësuar që në fëmijëri vajzat ta duan artin dhe muzikën.

Këtë gjë e tregon mjaft mirë nëpërmjet një videoje në Instagram. Këngëtarja është duke luajtur në piano dhe Anxhelina e Agnesa e shoqërojnë duke kënduar këngën e Celine Dion, “My Heart go on”.

Kjo video e ka kthyer pas në kohë Albërien, e cila shprehet se është e emocionuar dhe është bërë shumë nostalgjike.

“Unë me vajzat e mia kur ishin të vogla. Sa emocion dhe nostalgji! Faleminderit Zot që ma mbushe jetën plot gëzim!”- shkruan këngëtarja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje