Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albërie Hadërgjonaj: Kam frikë nga Alban Ramosaj…

Albërie Hadërgjonaj: Kam frikë nga Alban Ramosaj…
October 03
10:19 2016

Kënga Magjike ka çelur siparin këtë të diel duke filluar zyrtarisht fazën e parë të prezantimeve të këngëve. Një ndër konkurrentët e puntatës së parë ka qenë Alban Ramosaj, i cili ka performuar këngën konkurruese me titull “Aurora”. Kënga është pëlqyer nga shumë fansa dhe një nga personat që e kanë komplimentuar këngëtarin ka qenë edhe tezja e tij, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj. Më herët, Albëria ka marrë pjesë në këtë festival me këngën “Me dorën shtrirë”, e konsideruar një nga këngët më të bukura të edicionit të kaluar. Por këtë vit ajo ka lajmëruar se nuk do të jetë pjesë e tij pasi “ia ka frikën Albanit”.
“Edhe këtë vit desha të marr pjesë, por nga Albani kam frikë. Artisti më i mirë shqiptar për momentin. Më vonë mund të dalin, por tani për tani është mbret. Nipi im me këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”. Hajde fitore e padiskutueshme!”- shkruan Albëria në Facebook./Blitz.al/

Komento
Shperndaje