Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albërie Hadërgjonaj, gazetarëve: “Shkoni pushoni diku se na kënaqët me lajme boshe!”

Albërie Hadërgjonaj, gazetarëve: “Shkoni pushoni diku se na kënaqët me lajme boshe!”
August 15
23:11 2016

Leonora Jakupi është përfshirë përsëri në “vorbullën” e këngëve të kopjuara.

Këtë herë, artistja nga Kosova është akuzuar nga portali “Gazeta Express” se ka vjedhur këngën e Albërie Hadërgjonaj “Herët a Vonë” në projektin e saj më të ri, “Diamant”.

Leonora nuk është pronocuar askund për këtë akuzë, por ka qenë Albëria ajo që ka reaguar lidhur me lajmin.

Ajo ka postuar në Instagram një mesazh ku shkruan: “Me gjithë respektin për mediat, por në këtë rast Express ja ka futur kot. E them me zemër se Leonora Jakupi është mikja ime e ngushtë dhe jo që nuk i vjedhim këngët njëra tjetrës por këshillohemi edhe për detaje të vogla.”

Për të mos e lënë me kaq, Hadërgjonaj ka shkruar edhe një mesazh për gazetarët që publikojnë lajme të tilla duke akuzuar artistët.

“Unë kam një këshillë për ju gazetar të lodhur”, – shkruan ajo. “Shkoni pushoni diku qoftë edhe në ndonjë lumë apo bistricë dhe kthjelloni trutë se na kënaqët me lajme boshe.”

Ndërkohë që në seksionin e komenteve, nuk ka munguar as komenti i Leonorës e cila ka mbështetur atë që ka shkruar më sipër Albëria.

Komento
Shperndaje