Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albërie Hadërgjonaj: Falë ish-bashkëshortit jam kjo që jam sot

Albërie Hadërgjonaj: Falë ish-bashkëshortit jam kjo që jam sot
April 23
10:31 2016

“E kam dashur dhe e dua ish-bashkëshortin, por u lodha me të sepse ishte problematik. Ai e di! Falë tij jam kjo që jam sot, edhe pse kam punuar shumë gjithë këto vite”, – kështu është shprehur këngëtarja Albërie Hadërgjonaj në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus.

Kosovarja, që tashmë e ndan jetesën mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku vajza e saj Anxhelina vazhdon studimet, ka folur edhe për karrierën që në moshë të herët, martesën e saj dhe të qenit gjyshe.

“Gjyshe seksi? Është një status që më pëlqen!” – u përgjigj ajo, duke shtuar gjithashtu se ka kryer ndërhyrje estetike dhe se do vazhdojë t’i bëjë pa e ekzagjeruar, për t’u dukur mirë edhe gjatë plakjes.

Në fund të intervistës ajo shprehet se falë karrierës së saj, të nisur në Shqipëri që në vitin 1993, sot arrin të fitojë shuma rreth 2000-3000 euro, të cilat i japin mundësinë për një jetë shumë të mirë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje