Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albërie dhe Anxhelina Hadërgjonaj mes yjeve botërorë De Niro dhe Di Caprio

September 22
13:37 2016

...

Albërie Hadërgjonaj prej disa ditësh ndodhet në New York pranë vajzës së saj, Anxhelinës. Nënë e bij janë duke shijuar disa ditë pushimi bashkë dhe mbrëmjen e kaluar ato kanë qenë në një event në nder të regjisorit Martin Scorsese në Cipriani Wall Street.
Të ftuar në këtë mbrëmje kanë qenë shumë personazhe të njohur të Hollywood-it, si Leonardo Di Caprio, Robert De Niro, Olivia Wilde, Jonah Hill e shumë të tjerë.  Dy bukuroshet shqiptare kanë qenë mes yjeve botërorë.
Albëria ka ndarë në llogaritë e saj në rrjetet sociale video dhe foto gjatë eventit. Në to shfaqen dy aktorët e njohur Di Caprio dhe De Niro teksa mbajnë një fjalim në nder të regjisorit Scorsese.
“E dua atë! Duke nderuar të madhin Martin Scorsese!”- shkruan Albëria në Instagram për aktorin Robert De Niro./Blitz.al/


Komento
Shperndaje