Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Albano Bogdo përfshihet në një aksident me makinë, ja si është gjendja e tij

Albano Bogdo përfshihet në një aksident me makinë, ja si është gjendja e tij
October 10
09:34 2019

Ditën e sotme aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, është përfshirë në një aksident me makinë. Sic bëhet me dije, Bogdo udhëtonte me një taksi në kryeqytet, mjet i cili është përplasur me një makinë tip “Ford”.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve në Rrugën e Kavajës, në Tiranë. Në foton e siguruar nga “Vizion Plus”, mund të shihni aktorin e “Klanifornication” të ulur në bordurën e trotuarit, pak metra larg vendit ku ka ndodhur përplasja, duke u qetësuar nga ajo që ka përjetuar.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, megjithatë gjendjet e traumave dhe tronditjet nga aksidentet, sado që të vogla të jenë, nuk duhen lënë asnjëherë pa u trajtuar si duhet.

Dhe jepini makinës me kujdes njerëz, e dimë që në Tiranë është sport ekstrem, por ruani veten dhe të tjerët! /Blitz.al/

Share