Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albano Bogdo: E dini çfarë? Jam më “cool” seç doni të bëheni ju!

Albano Bogdo: E dini çfarë? Jam më “cool” seç doni të bëheni ju!
August 17
20:20 2016

Aktori i njohur i “Apartamentit 2XL” Albano Bogdo, ka postuar një status në Facebook, ku ironizon njerëzit që postojnë çdo moment të jetës së tyre në rrjetet sociale.

“Të dashur miq! Sot nuk isha në Jalë, as në Drimadhes. Sot nuk laga asnjë me shampanjë dhe nuk takova asnjë femër që ta kishte fytyrën të bardhë si kokaina. Sot lava enët, lava sheshin dhe bëra një pilaf. E dini çfarë? Jam më “cool” seç doni të bëheni ju”,- ka shkruar aktori.

Bogdo e ka shkruar statusin e tij duke u bazuar në hitet e fundit në tregun muzikor. Nëpërmjet kësaj ai kërkon të tregojë realitetin shqiptar: “Kudo që të shkosh duhet të kesh fakte në Instagram”.  Edhe Albano ka bërë punët e shtëpisë, por ai nuk nxori një foto në Instagram.  /Blitz.al/

alb

Komento
Shperndaje