Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Albanian Fitness” nuk ndalet, fiton katër çmime brenda një nate: “ Vitin tjetër, do e çoj flamurin shqiptar në skenën më të madhe!”

November 05
17:58 2017

Kur bëhet fjalë për fitness-in, shumë vajza dinë ku të drejtohen, pikërisht në rrjetet sociale. Atje gjejnë edhe Disola Malajn, ose sic njihet në rrjete “Albanian Fitness”.

Disiola përveç se jep këshilla fitness-i në Instagram dhe youtube, na tregon edhe punën e saj të palodhshme në palestër.

Siç edhe na ka treguar nëpërmjet postimeve, ajo ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme. Së fundmi,  është bërë pjesë e konkursit “2017 NPC Idaho Cup Bikini Overholl”, ku ka fituar plot 4 çmime të parë si dhe çmimin “Sportistja më e mirë femër në bikini”. Ajo ka kryesuar ndër gati 200 konkurentet që merrnin pjesë.

 

Blitz.al ka kontaktuar me Disolën, e cila ka treguar emocionet dhe ndjesinë e saj ekskluzivisht:

“Kur fitova 4 çmimet kam qarë shumë, sepse nuk e besoja. Para pak javësh e kam parë në ëndërr dhe nuk më besohej se do të bëhej realitet.

Fillimisht fitova, klasën “Novice B:”, më pas çmimin e parë në gjithë “Novice”,  klasën “D bikini” dhe në fund fitova vendin e parë në “Overall Best Bikini Athlete. Juria u shpreh dje se ishin mahnitur me prezencën dhe feminitetin tim. “Ke lindur për skenë” më thanë dhe ky është Feedback-u më i bukur që kam marrë sepse pjestarët e jurisë kanë rreth 20 vite eksperiencë”

Më tej Albanian Fitness na ka treguar se e ka mbyllur sezonin për këtë vit dhe është kualifikuar për garat më të mëdha kombëtare në Amrerikë dëri më fund të 2018-ës.

Momentalisht Disola është duke pritur rezultatin e konkursit të dytë organicuar nga Body Building.com, ku konkuron për tu bërë imazh i kësaj kompanie.

“Kam besim se vitin që vjen do ta çojë flamurin shqiptar në skenën më të madhe”.- ka përfunduar ajo.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veç se të themi se Albanian Fitness na ka bërë shumë krenarë dhe i urojmë shumë suksese./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje