Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albana Osmanin e merr malli për të shkuarën

Albana Osmanin e merr malli për të shkuarën
January 24
14:27 2017

Albana Osmani është një ndër moderatoret më të njohura të Top Channel. Aktualisht e shohim çdo të premte si opinioniste në “Top Show Magazine” bashkë me Ervin Kurtin.

Ditën e sotme kemi parë një Albana shumë nostalgjike.

Moderatorja ka hedhur në Instastory disa foto të cilat, të grumbulluara së bashku, na tregojnë karrierën në vite të Albanës. Ajo ka qenë moderatore në “Select”, programin muzikor të pasdites në Top Channel dhe në “Kupid”. Duke treguar se kjo është një periudhë shumë e dashur për Albanën, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto krah miqve që ka njohur gjatë punës në këto programe. Ajo shfaqet krah  Ledion Liços, Bojken Lakos, Sonila Meços, Alban Dudushit, Ornela Bregut, duke treguar se nga puna në Top Media ka bërë shumë miq të mirë. Padyshim, nuk ka harruar të publikojë edhe një foto të “treshes së pandarë”, siç quheshin më parë Albana, Ledioni dhe Eno.

Albana prej vitesh është një ndër figurat më të njohura dhe të dashura në Top Channel./Blitz.al/  

Shperndaje