Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albana Osmani tregon versionin e saj të përrallës: Rrugës flokët do të t’i shkulin e me “mollët” e tyre do të helmojnë pjatën tënde…

Albana Osmani tregon versionin e saj të përrallës: Rrugës flokët do të t’i shkulin e me “mollët” e tyre do të helmojnë pjatën tënde…
September 28
11:35 2016

Albana Osmani, një nga moderatoret më simpatike të “Top Channel”, ka shkruar sot një status të gjatë në Instagram. Ajo ka rrëfyer versionin e saj të përrallave dhe ndërthurjen me jetën, duke treguar se princat, shtrigat, motrat e Hirushes dhe shumë elementë e personazhe të përrallave që kemi dëgjuar në fëmijëri janë dhe pjesë të përditshmërisë, por me një tjetër skenar dhe zhvillim të ngjarjeve. I gjithë ky shkrim përcjell një mesazh domethënës, duke lënë të kuptosh se duhet të përpiqesh shumë për të arritur diçka në jetë dhe gjatë kësaj kohe do të hasesh me shumë pengesa. Megjithatë, nuk duhet hequr dorë nga qëllimi. Ja se çfarë ka shkruar Albana në llogarinë e saj të Instagram-it:

“Kam parë shumë përralla e kam lexuar qindra të tilla. Fundet ndodhin si në realitet. Gjithmonë “motrat e Hirushes” duartrokasin nga rruga me fshesë në dorë e me flokët si kaçube.
“Shtriga”  hidhet nga shkëmbinjtë. Sot ky soj magjinë e bën online me mollë të kuqe virtuale, që flet për veten e kërkon sërish veten në asgjënë. Këpucën ta gjen princi. E gjen princi ama, jo shoqëria e tij që ia pason: “M’duket është e asaj”.
Tri fijet e flokut të artë dalin shpesh të dekoloruara dhe të plotësohet vetëm njëra dëshirë. Por ajo është destinacioni yt pa kthim.
“Milingonë” që fiton garën. Dhe pse të kacavirren deri në jargë në vrapin tënd gjëra të ngjashme, që të bëhen si klon. Ti fiton se je thjesht një milingonë.
Gjithmonë ke një buall dhe një majmun për shokë, por ata janë shokët më të mirë të një mbreti luan. Budallenjtë më naivë e që lumturia s’ka emër të dytë mbi ta. Por ata janë tijtë. Po flas për fundin që është njëlloj, mos e harro! Por, rrugës flokët do t’i shkulin e me fshesë do të të gjuajnë, me “mollët” e tyre do helmojnë pjatën tënde, e para pasqyrës imazhi yt do jetë gdhendur nga lakmia e tyre. Pa asnjë këpucë zbathur do vraposh, ngjyrat e kaltra do të thellohen, në blunë e tyre do lundrosh.
Zbathur e zhveshur si lulja e diellit në mesin e ditës, e pakërrusur nga asnjë rëndesë, do kundrisesh në meritë lumturie. Ç’faj ke ti se linde e bukur, luledielli? Ç’faj ke ti që mban në emër diellin brenda! Pse mbi qerpikë të peshon kaq urtësi? Linde në mesditë, ndaj rri kaq drejt ti. Buzëqesh, thjesht gëzo!
Ah… rrugës… rrugës-rrugës… Do të fryjnë si murlanë, si tornado do tërbohen, po do tërbohen! Mos u tremb ose të paktën mos e humb! Zbathur do vraposh, mos u rrëzo, mos u lësho! Natën do të të zgjojnë se nuk durojnë dot ëndrrën tënde, as mëngjesin tënd.
Do të të zgjojnë me zhurma, do ta marrin ëndrrën tënde ta fusin në dollap, do të bëjnë roje dhe pa dashje “like”’. Ëndrrën … vazhdo! Në sirtar s’të mbajnë dot TY.
Pak thashë, shumë pak se rrugës…rrugës-rrugës, ca gjëra nuk t’i them dot… do t’i vizatoj e do t’i tregoj një ditë. Por mos harro, fundi është njësoj. Mos u trazo në marrëzi, mos u brumos në padijeni. Mos u varfëro në atë që ke pasuri, në atë që je TI. A i ke lexuar ti përrallat?”
/Blitz.al/

Kam pare shume perralla e kam lexuar qindra te tilla. Fundet ndodhin si ne realitet. Gjithmone ‘motrat e hirushes’ duartrokasin nga rruga me fshese ne dore e me floket si kaçube. ‘Shtriga’ hidhet nga shkembinjte. Sot ky soj magjine e ben online me molle te kuqe virtuale,qe flet per veten e kerkon serish veten ne asgjene. Kepucen ta gjen Princi . E gjen Princi ama, jo shoqeria e tij qe ia pason;’mduket eshte e asaj’. Tre fijet e flokut te arte dalin shpesh te dekoloruara dhe te plotesohet vetem njera deshire. Por ajo eshte destinacioni jot pa kthim. ‘Milingonë’ qe fiton garen. Dhe pse te kacaviren deri ne jarge ne vrapin tend gjera te ngjashme, qe te behen si klon . Ti fiton se je thjesht nje milingonë. Gjithmone ke nje Buall dhe nje Majmun per shok por ata jane shoket me te mire te nje Mbreti Luan. Budallenjte me naive e qe lumturia ska emer te dyte mbi ta.por ata jane tijet. Po flas per fundin qe eshte njelloj mos e harro!! Por ,rruges floket do ti shkulin e me fshese do te gjuajne, me “mollet” e tyre do helmojne pjaten tende, e para pasqyres imazhi yt do jete gdhendur nga lakmia e tyre. Pa asnje kepuce zbathur do vraposh ,ngjyrat e kaltra do te thellohen ne blune e tyre do lundrosh . Zbathur e zhveshur si lulja e diellit ne mesin e dites e pakrrusur nga asnje rendese do kundrisesh ne merite lumturie. Ç’faj ke ti se linde e bukur,luledielli?! Ç’faj ke ti qe mban ne emer Diellin brenda! Pse mbi qerpike te peshon kaq urtesi.. Linde ne mesdite ndaj rri kaq drejt TI.Buzeqesh thjesh gezo! Ah… rruges..rruges-rruges..Do te fryjne si murlane ,si tornado do terbohen, po do terbohen!! Mos u tremb ose tpakten mos e humb..! Zbathur do vraposh , mos u rrezo mos u lesho.! Naten do te zgjojne se nuk durojne dot endrren tende as mengjesin tend. Do te zgjojne me zhurma do marin endrren tende ta fusin ne dollap do te bejne roje dhe padashje like. Endrren … vazhdo ! Ne syrtar ste mbajne dot TY.Pak thashe shume pak se rruges…rruges-rruges , ca gjera nuk ti them dot.. do ti vizatoj e do ti tregoj nje dite. Por mos harro fundi eshte njesoj. Mos u trazo ne marrezi mos u brumos ne padijeni. Mos u varfero ne ate qe ke pasuri,ne ate qe je TI. A i ke lexuar ti perrallat?!😊

A photo posted by Albana Osmani (@albanaosmani1) on

Komento
Shperndaje