Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albana Osmani: Nuk e kam pasur “mendjen në mësim” prandaj jam akoma beqare

Albana Osmani: Nuk e kam pasur “mendjen në mësim” prandaj jam akoma beqare
December 15
23:05 2018

Po, Albana Osmani është single.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, moderatorja shqiptare ka folur për herë të parë për statusin e saj aktual.

Albana e pranoi se arsyeja pse ende nuk e ka gjetur mashkullin ideal është sepse thjesht nuk e ka pasur “mendjen në mësim”.

“Unë sinqerisht në këtë aspekt mendoj që nuk e kam pasur fare mendjen në mësim. Nuk e di, realisht ekziston një mentalitet në një pjesë të Ballkanit. Që kur lind vajza në Shqipëri thonë “pastë fat”, rritesh thonë “t’u martua vëllai motra, hë pra jepi” – u shpreh moderatorja duke iu referuar presionit që ushtron shoqëria ku jetojmë në këtë temë që në fakt duhet të jetë private.

Ajo tregoi me humor se çfarë i ndodh me një gjyshe te lagjia e cila nuk rri pa ia përmendur faktin që ende s’ka gjetur burrë.

“Kjo plaka ka që kur isha 20 vjeç që më thotë “hë mi, motra e madhe, e dyta, edhe vëllai u martuan”. Gjithmonë më thotë “hë mi kur e ke radhën”- tregoi Albana duke qeshur.

Si përfundim moderatorja tha se “kjo punë është kur të të vijë”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje