Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albana Osmani “ngacmon” Aurela Hoxhën për një lidhje dashurie. Habit përgjigjja e modeles!

Albana Osmani “ngacmon” Aurela Hoxhën për një lidhje dashurie. Habit përgjigjja e modeles!
September 26
17:07 2016

Modelja Aurela Hoxha ndodhet për momentin në Milano për një event të rëndësishëm të modës, siç është “Milano Fashion Week”. Përpara pak minutash ajo ka shpërndarë një fotografi që ka bërë në një klub të Milanos së bashku me fotografin e njohur Mariano Vivanco. Në këto foto, modelja duket se është shumë pranë fotografit, çka ka ngjallur dyshime edhe te ndjekësit e saj në Instagram.

Një prej atyre që ka menduar se mes Aurelës dhe fotografit ka diçka ka qenë pikërisht moderatorja Albana Osmani. Duke qenë se kjo e fundit, ashti si Aurela, e ka origjinën nga veriu i Shqipërisë, me humor, ato kanë komentuar në dialektin gegë.

“Kush o qiky (Kush është ky?)” – ka thënë duke e ngacmuar Albana ndërkohë që Aurela ka habitur me përgjigjen e saj po në dialekt: “Qysh me ta than që qik oshtë (Si të ta them, është vajzë)”, duke nënkuptuar kështu që fotografi me të cilin ajo është shoqëruar është gay. “Auuuuu, të tërë shalqinj po dalin. Thash t’bohna gati me kcye po ncuq (Auuuu, të tërë shalqinj po dalin, thashë se do bëheshim gati të kërcenim)”, – ka thënë Albana Osmani duke iu referuar kështu një dasme të mundshme.

Të dyja vajzat janë mikesha të mira dhe janë argëtuar me njëra-tjetrën teksa kanë ndarë këtë bisedë të shkurtër me komente në Instagram. /Blitz.al/

 

Shperndaje