Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albana Osmani ndan me ndjekësit dëshirën që nuk iu realizua: “Më duhej kredi për ta paguar…”

Albana Osmani ndan me ndjekësit dëshirën që nuk iu realizua: “Më duhej kredi për ta paguar…”
November 13
18:02 2016

Prezantuesja e këndshme, Albana Osmani, që këtë sezon e kemi parë në rolin e opinionistes në “Top Show Magazine”, nuk i kursen asnjëherë postimet gjithë humor në llogarinë e saj në Instagram.

Aty ajo ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë ndjekësit dhe shpesh argëtohet me ta. Albana përdor edhe ironi në postimet që bën, por më tepër ua shton lezetin kur bën autoironi, duke ia lejuar vetes ngacmimet për të tjerët apo fenomenet që shikon rreth e rrotull.

albana

Vetëm para pak minutash ajo ka postuar një “selfie”, ku në pamje të parë duket disi e mërzitur. “Mendjen e kam te peliçja që lashë pa marrë. Më duhej kredi për ta paguar…”,- ka shkruar bukuroshja me humor. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje