Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albana Osmani kujton kohën kur ajo dhe Ledion Liço drejtonin “Top Select”

Albana Osmani kujton kohën kur ajo dhe Ledion Liço drejtonin “Top Select”
January 04
13:08 2017

Moderatorja e Top Channel, që tashmë është në rolin e opinionistes në “Top Show Mag”, Albana Osmani, ka kaluar thuajse të gjithë karrierën e saj në Top Media, ku ka qenë e aktivizuar në programe të ndryshme. Gjithashtu edhe Ledion Liço, i cili është në pritje të fillimit të “Voice of Albania 6”, ka nisur hapat e tij të parë në programe rinore të këtij televizioni.

15870497_10211331689758576_763286180_n

Pikërisht sot, Albana ka kujtuar kohën kur ajo dhe Ledioni drejtonin së bashku “Top Select” 10 vite më parë. Ajo ka shkrepur një moment të shkëputur nga kënga përshëndetëse e fundvitit të stafit të Top Media-s 10 vite më parë, ku Albana dhe Ledioni shfaqen së bashku duke punuar për programin e tyre. “Grupi i “Top Select” duke kënduar këngën “Valsi i lumturisë” 10 vite më parë”, – ka shkruar Albana, ndërkohë që me siguri edhe Ledioni do të jetë bërë nostalgjik kur e ka parë këtë postim të saj. /Blitz.al/

Shperndaje