Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albana Osmani i shpreh dashurinë Redon Makashit…

Albana Osmani i shpreh dashurinë Redon Makashit…
November 25
23:26 2016

Një ndër të ftuarit e shumtë të mbrëmjes së sotme në emisionin “Top Sow Magazine” ka qenë edhe këngëtari i mirënjohur Redon Makashi, i cili së bashku me kolegë të tij ka qenë i ftuar për të prezantuar koncertin që do të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e Universitetit të Arteve, në kujtim të këngëve të njohura të viteve ’90, të cilat do të interpretohen nga zërat e rinj.

Një moment interesant gjatë bisedës në studio ka qenë ai kur Albana Osmani ka sjellë në kujtesë vitet e adoleshencës së saj, kur kishte shumë qejf Redonin. Madje, ajo ka rrëfyer se dikur, për të treguar se sa shumë “e dashuronte” atë u bë bionde, pasi kishte dëgjuar se këngëtari preferonte gocat me flokë të verdhë.

Ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura, duke e vënë disi në siklet edhe Redonin, i cili u shpreh se e tërhiqnin më shumë biondet, pasi në ato vite ishin më të rralla në Shqipëri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje