Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albana Osmani: “Derisa të më marrë burri me ta do të rri çdo ditë”

July 11
17:27 2016

Moderatorja Albana Osmani, që së fundmi është përfshirë në emisionet sportive mbi Kampionatin Europian të Futbollit, të cilat janë transmetuar në Top Channel, duket se pavarësisht angazhimeve nuk ndahet kurrë nga familja. Albana është një prej vajzave të showbizz-it shqiptar që poston vazhdimisht në llogaritë e saj në rrjete sociale fotografi dhe video nga çastet që ndan me familjarët e saj. Për Albana Osmanin, ata nuk janë vetëm familje, por edhe miqtë e saj më të mirë.

Vetëm para disa minutash ajo ka shpërndarë në Snapchat një “selfie” me prindërit, duke shkruar me doza humori: “Derisa të më marrë burri me ta do rri çdo ditë”. Moderatoja duket se rri me qejf në shoqërinë e prindërve të saj, që duhet thënë se janë një çift mjaft simpatik.

Nuk kemi ç’të themi gjë tjetër veçse t’i urojmë Albanës të jetë gjithnjë kaq e lumtur pranë familjes së saj të bukur!

Shperndaje