Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albana ia arriti qëllimit. Tashmë të gjithë janë “luledielli”

Albana ia arriti qëllimit. Tashmë të gjithë janë “luledielli”
April 04
17:27 2017

Në fillimet e saj ishte si një tjetër nismë sociale që iu shtua problemeve të këtij vendi, por “Ti mund të jesh luledielli” arriti të kthehej në nismën e vitit.

Ideuar  nga moderatorja e “Big Brother Fun Club”, Albana Osmani, fushata sensibilizuese konsistonte në blerjen e një bluze me logon e lulediellit ose një përkrenare dardane dhe paratë që do të mblidheshin nga shitjet e tyre do të shkonin për fëmijët e sëmurë të QSUT-së.

Kjo nismë mori hov që në ditët e para, por shitjet nuk u tkurrën as në javët e fundit. Këtë na e ka treguar vetë moderatorja, e cila ka postuar në Instagram gati çdo person që ka kontribuar.

Tashmë mund të themi se Albana ia arriti Na ktheu të gjithëve në luledielli.

“Shitur! Shitur! Shitur! Tani konfirmojmë që të gjitha bluzat janë shitur. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për të ardhmen e këtyre fëmijëve. Çdo ndihmë e vogël ndihmon. Krenare për të gjithë ju! Faleminderit të gjithëve!” – shkruan Osmani në Instagram.

Shpresojmë që kjo të mos jetë nisma e fundit e Albanës se me këtë të fundit ajo tregoi që mund t’ia dalë! /Blitz.al/

 

 

Shperndaje