Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Skënderaj: “Unë pranova të jetoj si i tretë”

Alban Skënderaj:  “Unë pranova të jetoj si i tretë”
October 29
09:42 2016

Na duhet të pranojmë se Alban Skënderaj është një nga artistët më romantikë që kemi në muzikën shqiptare. Përveç faktit që tekstet e këngëve të tij janë tepër domethënëse, ai nuk ngurron t’i thurë lavde dashurisë dhe personit të zemrës.

Ndryshe nga herët e tjera, pra nga këngët e tjera, ku ai i ka thurur lavde dashurisë, këtë herë Albani është ulur “në stol” dhe i këndon ndarjes. “Unë pranova të jetoj si i tretë”, – thotë artisti vlonjat në këngën e tij më të re, të titulluar “Stoli i trëndafilave”“Si çdo pasdite fiks në orën 5/Tek i njëjti stol më kot të pres”.

“Stoli i trëndafilave” është kënga më e re e Albanit, e cila nuk është shoqëruar me një klip, por me një “lyric video”. Pavarësisht kësaj, kënga mbetet sërish një nga shoqërueset më të mira të ditëve të vjeshtës, qofshin këto me diell apo jo. /Blitz.al/

 

Shperndaje