Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Skënderaj i bën një dedikim special, vëllai i përgjigjet kështu…

Alban Skënderaj i bën një dedikim special,  vëllai i përgjigjet kështu…
June 07
15:40 2016

Data e sotme është një datë “e rrethuar me të kuqe” në kalendarin e Alban Skënderajt dhe kjo kuptohet lehtë në postimin e fundit të këngëtarit 34 vjeçar në rrjetet sociale

Ai ka postuar në lnstagram një foto bashkë me të vëllain e tij, Taulantin, ku e ka uruar për ditëlindjen e tij të 30-të.

“Gëzuar 30 vjetorin my ‘Little Big Bro’, ti e di sa shumë të dua. Ke ditur të jesh aty për mua siç do jem gjithmonë dhe unë për ty”, – ka shkruar Albani në foto.

Pas kësaj, është vëllai, Taulanti, ai që i ka kthyer “nderin” Albanit duke iu përgjigjur: “Është hera e parë që komentoj në Instagram, por nuk mund të mos ta shfrytëzoj rastin për të të thënë që jo vetëm jam me fat që të kam ty në jetë, por edhe që nuk më shqit dot kollaj. Do të jem gjithmonë aty, krenar për ty.”

Pas kësaj “bisede” të vëllezërve Skënderaj, ne na mbetet vecse të themi “Urime!”

Etiketimet
Shperndaje