Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriami ka dy fjalë për të : “Ti ke ditur gjithmonë ti japësh gjithçkaje rëndësinë e vet”

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriami ka dy fjalë për të : “Ti ke ditur gjithmonë ti japësh gjithçkaje rëndësinë e vet”
April 20
11:23 2018

Sot është një ditë shumë e veçantë për Alban Skënderaj, familjen e tij si dhe fansat. Ai feston ditëlindjen dhe mbush plot 36 vjeç. Sigurisht që nuk mund të mungonte as urimi i ndjerë nga bashkëshortja e tij Miriami.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të këngëtarit e përbri saj shkruan:

“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vet. Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam perjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty.”

Rikujtojmë se Albani dhe Miriami janë një ndër çiftet më të dashura në shoëbizin shqiptar, e veç kësaj shpeshherë ata bëjnë dedikime për njëri tjetrin në rrjetet sociale.

Miriam i ka thënë të gjitha kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë Albanit : Gëzuar ditëlindjen!/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje