Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Skënderaj do të na bëjë të qajmë këtë Shën Valentin

Alban Skënderaj do të na bëjë të qajmë këtë Shën Valentin
February 10
15:16 2017

Shën Valentini nuk do të ishte i bukur pa këngët romantike të këngëtarit të njohur Alban Skënderaj. Nëse menduat se këtë vit 14 shkurtin do ta kalonim pa një këngë të re nga Albani, keni gabuar!

Ai postoi dy ditë më parë një foto në Instagram, ku shfaqet pranë kompozitorit të njohur Darko Dimitrov dhe shkruante: “…as në qiell, as në tokë, as në ëndërr…!” – duke na lënë të kuptojmë se të dy po përgatiten për një bashkëpunim.

Blitz.al ka mësuar se kompozitori dhe këngëtari po punojnë për një baladë mjaft romantike, e cila pritet të publikohet në ditën e të dashuruarve. Ashtu siç jemi mësuar tashmë nga Albani, kënga do të jetë mjaft e ndjerë dhe me nota të larta romanticiteti.

Pra, mbrëmjen e 14 shkurtit, përveç dhuratave bëni gati edhe facoletat…/Blitz.al/

 

… as ne qiell, as ne toke, as ne enderr …! @darkodimitrov

A photo posted by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Komento
Shperndaje