Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Ramosaj tani është një trilogji

Alban Ramosaj tani është një trilogji
October 13
16:58 2016

Dalëngadalë, artistët shqiptarë po integrohen në tregjet online të muzikës, si Spotify, Apple, Itunes, Tidal, Google Music etj.

I fundit që do të bëhet pjesë e këtyre tregjeve është Alban Ramosaj, i cili duket se po i ngjit shkallët e suksesit një nga një.

Ai ka lajmëruar në Instagram se në datën 18 tetor do të publikojë “Po nëse…”, një trilogji këngësh, pra një mini-album që përmban 3 këngë: “A më do”, “Ç’kemi” dhe “Aurora”. Këto këngë do të mund të gjenden në tregjet më prestigjioze amerikane e ndërkombëtare.

Ndërkohë, në një postim tjetër, Albani tregon 3 këngët e tij të ngarkuara në një “site” dhe shkruan: “Jam shumë krenar për atë “E” të vogël. #Explict”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje