Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Ramosaj për humbjen e Ergit: Qofsh i rrethuar me dritë dhe dashuri atje ku je!

Alban Ramosaj për humbjen e Ergit: Qofsh i rrethuar me dritë dhe dashuri atje ku je!
November 22
09:41 2016

Mbrëmjen e djeshme  është ndarë  nga jeta, si pasojë e një aksidenti me motor, fituesi i “X Factor 3” Ergi Dini. Të shumtë kanë qenë personazhet publike që kanë ngushëlluar familjarët e njëri prej tyre edhe Alban Ramosaj, një mik shumë i mirë i këngëtarit. Përmes disa postimeve në Instagram, Albani ka rrëfyer se miqësia e tyre daton vite më parë dhe se bashkë dy djemtë kanë përjetuar shumë gjëra në shoqërinë e njëri-tjetrit. Njëri në kitarë e tjetri duke kënduar duket se dy djemtë janë rritur bashkë jo vetëm si dy shokë, por edhe artistikisht.

“Shpesh mblidheshim në shtëpitë e njëri-tjetrit me shoqëri e familje që të këndonim e të ushtronim aftësi në instrument e vokal. Ky është një nga momentet e xhiruara. Kam kaq shumë gjëra për të thënë sa nuk di ku t’ia nis…jam i shokuar. Uroj që kudo të kesh shpirtin ta kesh të rrethuar me dritë dhe dashuri! Uroj që Zoti t’i japë fuqi familjes Dini. 23 maj 2013”,- shkruan Ramosaj në Instagram.

“Qofsh i rrethuar me dritë dhe dashuri atje ku je!”

Ergi ishte një djalë me talent të madh dhe ndër zërat më të mirë në Shqipëri. Ai dhe shoku i tij Kejdi Halili humbën jetën si pasojë e humbjes së kontrollit të motorit me të cilin ishin duke udhëtuar./Blitz.al/

 

alban

Komento
Shperndaje