Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Ramosaj: Partnerja ime është më e mira!

Alban Ramosaj: Partnerja ime është më e mira!
December 13
12:06 2016

Kompeticionet apo spektaklet e ndryshme në televizione kanë shërbyer shpesh si një pikënisje për krijimin e lidhjeve të dashurisë apo miqësive të mëdha, sidomos për artistët. Ndodh shpesh të dëgjojmë që, edhe pse njiheshin edhe më parë, gjatë pjesëmarrjes në spektakle të tilla këngëtarët afrohen edhe më shumë me njëri-tjetrin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në “Dance With Me”, ku duket se çiftet e krijuara në vallëzim janë bërë shumë shokë.

Alban Ramosaj dhe Bora Zemani prej javësh kanë sjellë disiplina të ndryshme në kërcim dhe janë vlerësuar pozitivisht nga juria dhe publiku. Koha që ata kalojnë në prova dhe gjatë spektaklit ka bërë që ata të bëhen miq shumë të mirë. Përmes një fotoje në InstaStory, Albani e ka quajtur Borën partneren më të mirë në show.

“Unë përfundimisht kam në krah partneren më të mirë të këtij show”,- shkruan Albani.

Bora dhe Albani kanë fituar disa kupa gjatë këtij kompeticioni dhe performancat e tyre janë komentuar shpesh  pozitivisht nga juria dhe publiku./Blitz.al/

alban

Shperndaje