Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Ramosaj, një tjetër i revoltuar ndaj “Top Awards”

Alban Ramosaj, një tjetër i revoltuar ndaj “Top Awards”
June 25
10:09 2016

Të revoltuarit ndaj “Top Awards” kanë qenë të shumtë, në finalen e mbajtur mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve. Ende pa filluar mirë, batutat e Ledionit ndaj Noizy-t bënë ky i fundit të shpërthente në deklarata të forta, me një fjalor banal. Revoltë ka pasur edhe gjatë eventit. Të pranishmit pohojnë se  Alban Ramosaj, pas përfundimit të performancës së tij, ka hedhur i acaruar mikrofonin në tokë, në shenjë proteste. Këngëtari ishte nominuar në disa kategori, por nuk ka mundur të bëjë të vetën asnjë kupë. Mendohet se ky veprim ka qenë një lloj reagimi pikërisht ndaj faktit që nuk mori asnjë çmim.

Pak minuta pas përfundimit të eventit, si për të justifikuar veprimin e tij, Albani ka shkruar në Instagram se e ka marrë mikrofonin në dorë vetëm për hatër të atyre që kishin ardhur për ta dëgjuar.

“Sot e kam kapur mikrofonin me dorë vetëm për hatër të atyre që kishin ardhur për mua. Ju falënderoj ju që më mbështesni dhe të gjithë artistët që më suportuan”.

 

Komento
Shperndaje