Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Ramosaj na tregoi ëndrrën e mbetur në sirtar dhe qenka vërtet e frikshme

Alban Ramosaj na tregoi ëndrrën e mbetur në sirtar dhe qenka vërtet e frikshme
March 15
22:35 2019

Ditën e sotme, këngëtari Alban Ramosaj vendosi që t’u lërë një hapësirë ndjekësve për të bërë pyetje nëpërmjet Instagramit. Ai na tregoi se inspirimin e merr nga vetë jeta dhe mosha për të është një faktor i parëndësishëm,e gjithashtu minutën e fundit të jetës së tij ai do thjesht do të ishte falenderues për fatin që ka pasur në këtë jetë.

Por ajo që na bëri përshtypje ishte ëndrra e tij e mbetur në sirtar.

“Të notoj me peshkaqenë, pa kafazë.”

Nuk e kishim menduar një ëndërr të tillë, por të notosh me peshkaqenë është nga ato ëndrrat “e frikshme”. Ekziston mundësia në botë e asaj që quhet “scuba diving with sharks” dhe sipas specialistëve, mundësia e sulmit është e vogël. Zakonisht peshkaqenët të sulmojnë vetëm nëse të ngatërrojnë për një kafshë tjetër. Albani është një person i shenjës së peshqve në horoskop, shenjë që karakterizohet nga të qenit miqësor, prandaj besojmë se kur të realizojë ëndrrën e mbetur në sirtar, gjithçka do të shkojë mirë. /blitz.al/

Komento
Shperndaje