Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Ramosaj është i lidhur dhe i lumtur por ka një kusht: Më lejoni ta shijoj edhe pak privatisht

Alban Ramosaj është i lidhur dhe i lumtur por ka një kusht: Më lejoni ta shijoj edhe pak privatisht
October 07
12:57 2019

Alban Ramosaj është ndër këngëtarët më të pëlqyer jo vetëm për shkak të muzikës që bën por edhe si një ndër personazhet më tërheqës dhe të pëlqyer nga fansat, sidomos nga vajzat.

Të shumta janë ndjekëset e tij që i drejtojnë rishtazi të njëjtën pyetje: A është ai në një lidhje dashurie?

I ftuar në emisionin “Why Not” u kuptua qartazi se Albani po përjeton një romancë aktualisht, është i lumtur por nuk është gati të flasë publikisht për lidhjen e tij.

“Gocat e mia të dashura, që ta keni parasysh, Albani është i lidhur”, ka ngacmuar moderatorja Roza Lati në emision.

“Jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse evolon në diçka më serioze, më besoni që do e merrni vesh. Thjesht më lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, u shpreh Albani.

Pak kohë më parë këngëtari deklaroi se këngën e re e ka dedikim për dikë. Më pas modelja shqiptare, Niki Delijorgji  në një video ku shfaqej duke kënduar  këngën e re, u shpreh se Albani ia ka dedikuar këngën asaj . Vetë këngëtari e konfirmoi  dhe e i komentoi Nikit “Të dua shumë gruja jem”.Epo mesa duket paskemi një çift të ri në shoqwbiz. Derisa ata ta pranojnë vetë le të kënaqemi me kaq./Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Nikiiii!!! 😍 #TkomDasht

A post shared by Alban K. Ramosaj (@albanramosaj) on

Komento
Shperndaje