Blitz

 Breaking News

Alban Ramosaj dhe Niki do bëhen prindër?

Alban Ramosaj dhe Niki do bëhen prindër?
December 11
10:26 2019

Mirë kjo, po Alban Ramosaj dhe Niki janë në një lidhje? Do pyesin shumë nga ju, dhe me të drejtë…

Në fakt Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji, e cila përveçse modele dhe vegane me kohë të plotë është dhe këngëtare, kanë disa kohë që përfliten për një lidhje të mundshme. Ky aludim nuk është pranuar por as nuk është hedhur poshtë nga dyshja, që mesa duket i pëlqen të luajë me këtë fakt, sidomos me komentet që i bëjnë njëri-tjetrit në Instagram.

Megjithate kjo “lojë” dje u çua në një nivel tjetër, sepse Niki postoi foton e mëposhtme, e ripostuar dhe nga Albani:

Pra siç mund ta shihni, ajo uron këngëtarin si babai i fëmijëve që pret, ndërkohë që ai vetë njofton se presin binjakë.

Në një postim tjetër, Niki thotë se Albani ishte i duhuri, që kur ajo i rrëfeu për shtatëzaninë dhe ai në vend që t’ja mbathte, i tha se bashkimi i gjeneve të tyre do ishte një mrekulli. Të drejtë ka në fakt…

Por gjithsesi, përpara se t’ja thoni shoqeve që prej kaq kohësh ëndërrojnë pë Alban Ramosajn dhe ato të bien në depresion, prisni! Faktikisht, dy artistët nuk do bëhen prindër, binjakët në fakt janë një metaforë për projektet që ata do sjellin së bashku. Dhe ajo te barku i Nikit me siguri është jastëk.

Pra për qetësinë tuaj dhe të komshinjëve të Albanit, nuk do bëhen prindër, të paktën për tani, sepse ende nuk e kemi të qartë nëse janë apo jo në një lidhje.

Gjithsesi mezi presim të dëgjojmë projektet e tyre, që premtojnë shumë! /Blitz.al:

Share