Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alban Dudushi tregon për herë të parë arsyen pse u nda nga bashkëshortja e parë!

Alban Dudushi tregon për herë të parë arsyen pse u nda nga bashkëshortja e parë!
May 21
20:02 2018

 

Moderatori i njohur i Top Show Magazine ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Ai i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve me shumë sinqeritet… përfshirë dhe atyre pyetjeve “me spec”.

Një prej fëmijëve e pyeti Albanin se pse u nda nga bashkëshortja e parë dhe përgjigja e moderatorit qe: “Shiko, ke ti një shoqe në kopësht? Sepse edhe unë e kisha qejf bashkëshorten time të parë dhe e doja shumë. Por kur rritesh, mërzitesh me atë që ke dhe ne u mërzitëm me njëri-tjetrin e u ndamë. Por e rëndësishme është të ruash marrëdhënie të mirë sepse ne kemi edhe një vajzë me njëri-tjetrin”.

Kjo është hera e parë që Dudushi flet për ndarjen nga bashkëshortja e tij e parë në një studio televizive, Nigda Dako ,e cila nga Portokallia kaloi në drejtimin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje