Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alba e Big Brother: “Më është mërzitur fama. Big Brotherin do ta fshija nga kujtesa!”

Alba e Big Brother: “Më është mërzitur fama. Big Brotherin do ta fshija nga kujtesa!”
April 21
20:15 2018

 

Duan apo nuk duan ata, banorët e reality shoë-t, Big Brother kthehen ndoshta në personazhet më të komentuar edhe më të famshëm në showbizz, edhe pse kalojnë vite që prej eksperiencës së tyre në atë shtëpi.

Disave mund t’ju pëlqeje kjo famë, dikujt tjetër jo!

Dhe një nga personazhet që nuk e pëlqen më famën është Alba Çobaj.

Në një intervistë të dhënë këtë të shtunë për Thumb, Alba ka treguar se fama nuk i pëlqen më dhe se Big Brother-in dëshiron ta heqë nga kujtesa.

“Po le të themi se më është mërzitur fama”, – tregoi Alba. “Njerëzit e kujtojnë famën si diçka që, uau sa e bukur, të bien lekët nga qielli dhe ti je një princeshë, por jo nu kështë kështu”

E pyetur nëse do të rikthehej edhe një herë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Alba është shprehur: “Jo! Madje, po të kisha mundësi do ta fshija fare nga historia dhe nuk do të rifutesha”

Intervistën e plotë të Alba Çobaj e gjeni mëposhtë. /blitz.al/

Komento
Shperndaje