Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alba Çobaj zbulon se përse Ardit Murataj papritur nuk ishte më pjesë e emisionit “Ditë për ditë”

Alba Çobaj zbulon se përse Ardit Murataj papritur nuk ishte më pjesë e emisionit “Ditë për ditë”
April 14
14:05 2019

Prej muajsh Alba Çobaj bashkë me ekipin e saj po përgatiteshin për të sjellë në ekranin e “Tv Klan” një program të përditshëm. Në fakt nisja e këtij prigrami u lajmërua që në muajin shtator me nisjen e sezonit të ri televiziv po duket se në atë kohë “Ditë për ditë” nuk ishte ende gati për të nisur. Tashmë edhe pse me vonesë prej një jave Alba dhe skudra e saj kanë nisur trasmetimin e përditshëm në Tv Klan.

Këtë të shtunë Alba ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu për të folur për programin e ri, dhe jo vetëm.

Një nga pikëpyetjet pas nisjes së emisionit ishte mosprezenca e Ardit Murataj,(moderatorin e ri dikur pjesë e Top Select) në “Ditë për ditë”. Në spotin fillestar ai ishte pjesë e skuadrës por në tramsetim nuk doli asnjëherë.

Alba ka sqaruar arsyen e vërtetë të largimit të tij pasi shumë kanë menduar se ndoshta ky largim ishte pasojë e ndonjë zënke.

“Ne ishim grup shumë i mirë dhe jemi, por që Arditi fatkeqësisht nuk është më me ne. Por besoj i takon Arditit që ta thotë arsyen pse nuk është. Unë po them të vërtetën ndaj besoj se atij nuk do I ngelet qejfi. I ofruan diçka tjetër dhe ai e pranoi. Jemi miq siç ishim.”,- ka treguar moderatorja ./Blitz.al/

Komento
Shperndaje