Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alba Çobaj: “Tetëvjeçarja na ka lënë me pasoja!”

Alba Çobaj: “Tetëvjeçarja na ka lënë me pasoja!”
September 01
13:23 2016

Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2016-2017 dhe përgatitjet e fëmijëve për ta nisur sa më mbarë kanë filluar.

Nga ana tjetër janë personat që e kanë mbaruar shkollën dhe ndihen nostalgjikë për kohën e kaluar në bankat e shkollës e për përgatitjet para fillimit të vitit shkollor.

Një nga këta persona është edhe Alba Sara Çobaj, e cila ka shkruar një status në Facebook, ku thotë: “Nuk e di pse sa herë vjen shtatori kam panikun që duhet të blej librat e shkollës, t’i mbështjell, të blej bojërat, lapsat, fletoret që t’i bëj me vija të kuqe me vizore, çantën me “Sailor Moon”, rroba të reja dhe të pres flokët…”.

Më pas, Alba e mbyll statusin e saj duke shkruar: “Pastaj kujtohem që jam 25 vjeçe dhe kam mbaruar universitetin! E tmerrshme, kjo tetëvjeçarja na ka lënë me pasoja”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje