Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alba Çobaj ka një kërkesë për Donald Lu…

Alba Çobaj ka një kërkesë për Donald Lu…
October 30
16:17 2016

Ashtu si çdonjëri nga ne, edhe moderatorja Alba Çobaj ka ëndrra të cilat kërkon t’i realizojë.

Alba ka zgjedhur festën e ditëlindjes së saj për t’i bërë ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu, një kërkesë të thjeshtë: t’i realizojë ëndrrën amerikane!

“Donald Lu, që kur kam qenë fëmijë, ëndrra ime ka qenë gjithnjë të jetoja në Amerikë. Ju lutem, i dashur ambasador, bëni që unë të fitoj lotarinë këtë vit, që të mund të jetoj ëndrrën amerikane, ashtu siç kam dëshiruar gjatë gjithë jetës”, – shkruan Alba në profilin e saj në Facebook, krahas një fotoje ku duket një buqetë me trëndafila të kuq dhe një tortë në formën e flamurit amerikan, ku shkruhet ‘I have a dream”.

Shpresojmë që ky 26-vjetor të jetë fatsjellës për Albën, e cila ka zgjedhur formën më të sinqertë dhe më të lezetshme për të arritur të realizojë dëshirën e saj më të madhe. Urojmë që ambasadori Lu ta dëgjojë lutjen e saj! /Blitz.al/

statusi-alba

 

Komento
Shperndaje