Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alba Çobaj hedh poshtë zërat për ndarjen

Alba Çobaj hedh poshtë zërat për ndarjen
June 01
13:22 2016

Ish-banorja e “Big Brother”, Alba Çobaj, aktualisht moderatore në “In Tv” është diskutuar shpesh në media për marrëdhëniet e saj private. Me fillimin e projektit në televizionin e ri, bashkë me të nisën edhe miqësitë e reja, specifikisht me Einxhel Shkirën. Vajzat shiheshin bashkë kudo, jo vetëm në ambientet e punës. Por kohët e fundit në rrjetet sociale respektive nuk po publikoheshin më foto aq të shpeshta dhe të afërta si më parë. Kjo gjë ka ngritur dyshimet se miqësia e tyre është prishur. Por si për t’i thënë gjithë botës se mes tyre nuk ka ndryshuar asgjë,  Alba ka postuar një foto në Instagram me miken e saj duke hedhur poshtë zërat se “janë ndarë”.

“Me këtë foto hidhen poshtë zërat se jam ndarë nga Einxhel Shkira”,- ka shkruar Alba bashkangjitur postit.

 

alba cobaj në Instagram

alba cobaj në Instagram
Picture 1 of 1

Komento
Shperndaje