Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarm i rremë! Ledioni dhe Sara nuk do të martohen!

Alarm i rremë! Ledioni dhe Sara nuk do të martohen!
March 17
15:51 2017

Ditën e sotme, në mediat online u publikua lajmi se moderatori i njohur Ledion Liço dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, po bëhen gati për t’iu drejtuar altarit në verë të këtij viti. Këto lajme u nxitën edhe nga postimi i fundit i Sarës në Instagram, ku tregonte unazën.

Ama, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Ka qenë vetë moderatori ai që ka hedhur poshtë këto lajme duke publikuar dy foto në InstaStory. “Jo, ne nuk po martohemi”, – shkruan në njërën prej fotove. Kurse në tjetrën, Ledioni shkruan: “Fake news/Lajme të rreme!”.

Një gjë kemi kuptuar nga marrëdhënia e Ledionit dhe Sarës: nëse ata kanë për të na dhënë një lajm, ky do të vijë drejtpërdrejt nga ata dhe nga askush tjetër! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje