Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alanis Morissette prezanton anëtaren më të re të familjes së saj

Alanis Morissette prezanton anëtaren më të re të familjes së saj
July 10
11:15 2016

Alanis Morissette është bërë nënë e një vajze pak ditë më parë.

Ajo e ka bërë publik lajmin për të gjithë ndjekësit në Instagram. Këngëtarja kanadeze na ka prezantuar përmes një fotografie me anëtaren më të re të familjes së saj që quhet Onyx Solace Morissette-Treadway. Alanis dhe bashkëshorti i saj, reperi Mario Tredway, sollën në jetë vajzën e tyre, anëtaren e katërt të familjes, më 23 qershor. Këngëtarja e ka shijuar shumë këtë periudhë dhe shpesh ka postuar foto në Instagram si ajo e një jave më parë, ku shfaqej në thellësinë e ujërave të detit gjatë shtatzënisë së saj.
“Duhet të jeni shumë të butë dhe të sjellshëm me femrat sepse janë njerëzit më të dobishëm në botë, sepse lindin njerëz”,- shkruan Morissette.
Përveç Onyx, Alanis dhe Mario janë prindër të një djali 5 vjeç të quajtur Ever.

she’s here! onyx solace morissette-treadway June 23 2016 #beyondblessed

A photo posted by Alanis Morissette (@alanis) on

Shperndaje