Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuzë mbi Getoar Selimin: “Arsyeja pse jam jashtë. E ke bërë ‘Babastars’ monopol”

Akuzë mbi Getoar Selimin: “Arsyeja pse jam jashtë. E ke bërë ‘Babastars’ monopol”
November 08
19:19 2017

“Babastars”  janë një nga labelat më të njohur në trevat shqiptare e që vazhdimisht publikojnë këngë që pëlqehen shumë nga publiku.

Gjërat duket se nuk janë duke shkuar më së miri brenda grupit. Këtë gjë e ka zbuluar Albert Krasniqi, njëri nga anëtarët i cili ka publikuar në rrjete sociale një bisedë të tijën me reperin e njohur Getoar Selimi.

 

Ai ka shprehur pakënaqësitë e tij, duke i shkruar Getit se ai po merret më shumë me Majkun përsa u përket  datave të koncerteve, ndërsa interesimi për Skivin, Cozman dhe Onatin është shumë i vogël. “Arsyeja që jom jasht BS Monopol”, kishte shkruar Alberti bashkangjitur fotos në të cilën shihej biseda e tij me reperin e “Babastars”.

Albert Krasniqi ka qenë i përfshirë në mbrojtje të Cozman dhe Skivit në përleshjen fizike që ata patën me Noizyn në Prishtinë, ku ky i fundit mbeti i plagosur nga Krasniqi./Blitz.al/

Shperndaje