Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuza për plagjiaturë, Ed Sheeran ka kopjuar “Thinking out Loud”

Akuza për plagjiaturë, Ed Sheeran ka kopjuar “Thinking out Loud”
August 10
13:36 2016

Ed Sheeran është akuzuar se ka kopjuar këngën “Let’s get it on” të Marvin Gaye dhe kjo është padia e dytë kundër këngëtarit në muajt e fundit. Padia për shkelje të të drejtave të autorit është ngritur nga trashëgimtarët e Ed Townsend, bashkëshkruesi i tekstit të këngës “Let’s get it on” në vitin 1973 dhe kompozitor i këngës. Ata pretendojnë se kënga hit e Shereran “Thinking out Loud” ka kopjuar disa elemente të këngës së Marvin Gaye, harmoninë, melodinë dhe elemente ritmike.

Kjo është padia e dytë, pasi më herët një grup muzikantësh e kanë paditur Sheeran për plagjiaturë pasi kënga “Photograph” është e ngjashme me një këngë të Matt Cardle.

Ata i kanë kërkuar dëmshpërblim në një vlerë prej 20 milionë dollarësh.  Thuhej se “Photograph” është kopjuar nga kënga e fituesit të “X Factor”, Matt Cardle, me titull “Amazing”. /Blitz.al/

Shperndaje