Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja pranoi se kishte fjetur me të për një rol, dorëhiqet drejtuesi i Warner Bros!

Aktorja pranoi se kishte fjetur me të për një rol, dorëhiqet drejtuesi i Warner Bros!
March 19
22:51 2019

Hollywood-i është mbushur me skandale abuzimesh e ngacmimesh seksuale. Së fundmi ka dalë në dritë dhe një lidhje mes aktores britanike, Charlotte Kirk dhe drejtuesit të Warner Bros, Kevin Tsujihara. Sipas lajmeve, aktorja i ofronte marrëdhënie seksuale për të marrë role në filma.

Kështu, Tsujihara ka dhënë dorëheqjen nga kompania të hënën, pas akuzave të bëra publike. Ndërkohë aktorja ka deklaruar se nuk ka të bëjë me lëvizjen #Metoo dhe nuk ka abuzim, sepse ajo nuk ka bërë asgjë që s’ka dëshiruar. Ajo e ka pranuar që ka pasur marrëdhënie me 54 vjeçarin, por nuk është përgjegjëse për publikimin e mesazheve që u kthyen në skandal. Ata ishin njohur në 2014,teksa kishin dalë të pinin në bar.

“Jam shumë e trishtuar për lajmin që Kevin Tsujihara po dorëhiqet nga Warner Bros.Marrëdhënia jonë ka përfunduar shumë vite më parë. Publikimi i historisë nga Hollywood Reporter nuk ka të bëjë aspak me mua. Në fakt u mundova ta parandaloj. Çfarëdo diferencash kishim në të shkuar janë harruar. I uroj vetëm sukses në të ardhmen.”-është shprehur aktorja.

Ndërkohë, Tsujihara u shpreh se është në të mirën e kompanisë, partnerëve dhe punonjësve që ai të mos ishte më pranë tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje