Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja Niada Saliasi: “Jam në dilemë të martohem ose jo…”

Aktorja Niada Saliasi: “Jam në dilemë të martohem ose jo…”
November 12
21:02 2016

Najada Saliasi është një ndër aktoret kryesore në filmin më të ri shqiptar, komedi-romancën “7 ditë”.

Për këtë fakt, ajo dhe aktori Denard (Bobi, siç e njohin të gjithë) kanë qenë të ftuar në rubrikën “Ça ka t’re” në emisionin “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, që transmetohet çdo të shtunë në Top Channel.

Pyetjes lidhur me martesën, Najada i është përgjigjur kështu: “Një pedagog i imi thoshte se martesa  është që ato pesë minuta kur vendos të martohesh të mos mendosh”.

“Ama është e domosdoshme, martesa është e domosdoshme pak më vonë, por mendoj se kështu siç jam tani hapi për t’u martuar është dilemë e madhe, duhet apo nuk duhet bërë”, – ka përfunduar kështu aktorja për intervistën në “Thumb”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje