Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja juaj e preferuar sapo i dha fund lidhjes me regjisorin e njohur!

November 24
16:41 2017

Një nga aktoret më të famshme të Hollywood-it tashmë është beqare.

Bëhet fjalë për Jennifer Lawrence, e cila prej një viti ishte në një lidhje me regjisorin e njohur Darren Aronofsky.

Thuhet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre e së fundmi kanë patur dhe një bashkëpunim të suksesshëm në filmin “Mother” me regji të Aronofskyt ku Lawrence kishte rolin e protagonistes. Gjatë gjithë kohës ata janë përpjekur ta mbajnë sa më larg mediave lidhjen të cilën e deklaruan hapur vetëm gjatë premierës së filmit në shtator.

As njëri e as tjetri nuk kanë dashur të japin shpjegim mbi arsyet që i çuan drejt ndarjes edhe pse duket se pasi çdo gjë ka marrë fund, vazhdojnë të jenë miq./Blitz.al/

 

Shperndaje