Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e “Portokalli”-së tregon sikletin në skenë: Mu grisën pantallonat dhe nuk ngrihesha dot

June 16
17:20 2019

Në skenë ndodhin shumë incidente të cilat herë kuptohen në syrin e publikut e herë arrijnë të kamuflohen.

Jo gjithçka mund të shkojë ashtu siç e ke parashikuar dhe ndonjëherë këto incidente të vogla jo vetëm që përballohen mirë nga protagonisti po shkaktojnë edhe situata humori.

Artistët në përgjithësi nëse i pyet për ndonjë histori në të cilën kanë kaluar shumë siklet menjëherë buzëqeshin dhe të tregojnë me humor prapaskena të një episodi që shpesh nëse e keni parë në ekran nuk e keni kuptuar fare se diçka nuk ka shkuar siç duhet.

Delinda Disha, e ftuar këtë të shtunë në “Thumb” ka treguar se një herë i janë grisur pantallonat në skenë dhe përpara publikut dhe mezi ka arritur të menaxhojë situatën.

“Dy sezone më përpara unë bëja personazhin e Kim Kardashian, Kimetes dhe ishte momenti që duhet të bëja një sparkatë. Mirëpo takat ishin 15 pond, streçet ishin të ngushta të zeza dhe unë që duhet të bëja sparkatën. Në momentin që kam bërë sparkatën dëgjoj një zhurmë, u grrisën pantallonat dhe isha me Salsanon. Salsano që donte të më ngrinte dhe unë që s’ngrihesha. U çova u kamuflova, u përpoqa të ecja përpara Salsanos.”,- ka treguar aktorja e njohur. Edhe pse në moment ka përjetuar siklet, sot ajo e kujton me humor./Blitz.al/

Komento
Shperndaje