Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e njohur tregon se si princi Harry “i vjen nga pas” nëpërmjet mesazheve

August 03
10:56 2016

Margot Robbie

Bëhet fjalë për aktoren e njohur australiane, Margot Robbie. Ajo  ka deklaruar se ka një komunikim nëpërmjet mesazheve telefonike me princin Harry. Deri këtu gjithçka është normale, por Robbie nuk ka dashur të zbulojë vetëm kaq për publikun, kështu që ka treguar edhe detaje të tjera. Ajo ka thënë se kur princi Harry i shkruan mesazhe, kalojnë javë të tëra pasi ajo i përgjigjet. Gjithashtu ajo ka thënë se sapo i kthen përgjigje (pas javësh të tëra), Harry ia kthen menjëherë.

Duhet theksuar se aktorja australiane bashkëjeton me të dashurin e saj, Tom Ackerley, në Londër.

Këtë deklaratë Margot Robbie e ka dhënë gjatë një interviste në premierën e filmit “Suicide Squad”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje