Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e njohur tregon pse ishte e vështirë të luante “Stranger Things”

September 03
09:29 2016

Pavarësisht se filmat për fëmijë apo adoleshentë mund të duken të thjeshta për t’u prodhuar, dhjetëra apo qindra të rritur punojnë për t’i realizuar.

 

Winona Ryder, e cila luan rolin e Joyce Byers, një nëne të kapluar nga paranoja dhe histeria pas zhdukjes së të birit, në Stranger Things, ka treguar për Jimmy Kammel se ka pasur disa skena shumë të vështira gjatë filmit sepse i duhej të qante gjatë gjithë kohës të ishte e përlotur ose duke qarë dhe ilaçet që përdoren për këto raste i bënin alergji.

 

“Jam shumë alergjike ndaj medikamenteve që përdoren për të ‘shpërthyer’ në lot aktorët”, – tregon aktorja për Kammel. “Duhet të jesh tepër e hidratuar për të qarë në atë mënyrë. Unë duhej të qaja me të vërtetë, prandaj ishte ca e vështirë, por që më pas u shpërblye.”

 

Sezoni i dytë i Stranger Things pritet të publikohet në vitin 2017 në televizionet amerikane. /Blitz.al/

Shperndaje