Aktorja e njohur sjell në jetë fëmijën e saj të parë

April 08
10:53
2016
Aktorja e njohur hollivudiane Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, sollën në jetë fëmijën e tyre të parë. “Huffington Post” raporton se fëmija është djalë dhe emri i tij është Jonathan Rosebanks Shulman.
Hathaway dhe Shulman janë bashkë që prej vitit 2008, ndërsa kanë katër vjet martuar.
Thashethemet rreth shtatzënisë së aktores lindën në nëntor të vitit të kaluar, por konfirmimi erdhi vetëm në janar me anë të një postimi në Instagram, kur aktorja postoi një foto me bikini ku i dukej barku i fryrë.