Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aktorja e njohur shqiptare vlerësohet si “Aktorja më e mirë” në festivalin prestigjioz të filmit në SHBA

May 01
12:25 2017

Mbrëmjen e së shtunës është mbajtur Festivali i Filmit Nashville 2017″, në të cilin kanë marrë pjesë aktorë e regjisorë të njohur nga e gjithë bota. Që prej vitit 1969, ky event bën bashkë emrat më të njohur të kinematografisë dhe vlerëson punën e tyre nga viti në vit.

Festivali ka nisur më 20 prill dhe u mbyll mbrëmjen e së shtunës, kur u ndanë çmimet për secilën nga kategoritë. Çmimin e madh të jurisë e ka fituar “Some Freaks”, një film i cili flet për një histori dashurie mes një vajze dhe një djali të verbër. Aktorja kryesore Lily Mae Harrington ka marrë çmimin si aktorja më e mirë. Çmimin si aktori më i mirë mashkull e ka marrë Pytor Skvortsov për rolin e tij në filmin “The Student”. Mes emrave të fituesve ka qenë edhe një shqiptare. Bëhet fjalë për Suela Bakon, e cila është vlerësuar si aktorja më e mirë në kategorinë e “Graveyard”. Bako ka marrë këtë çmim për interpretimin e rolit të saj në filmin “Bloodlands”, një film i zhanrit horror që është xhiruar në Shqipëri në vitin 2014.

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë shtatzënë e cila dhunohet nga banorët e lagjes së saj. Atë e dëbojnë në mal duke e quajtur shtrigë. E dëbuar dhe e lënduar, kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hak për vuajtjet që i kanë shkaktuar. Aktorja Suela Bako luan rolin e nënës në një familje ku zhvillohen ngjarjet kryesore të filmit, ku kësaj familjeje i duhet të përballet me mallkimet e shtrigës.

Padyshim ky është një vlerësim i madh për Suela Bakon, bashkëshorten e aktorit të mirënjohur Romir Zalla, e cila ka një karrierë të gjatë në regji dhe aktrim. Ne jemi shumë krenarë që një tjetër shqiptare vlerësohet jashtë kufijve, sidomos nga një event prestigjioz siç është edhe Festivali i Filmit Nashville, SHBA./Blitz.al/

Graveyard Competition

Grand jury prize winner: “A Closer Walk With Thee,” regjia ngaJohn C. Clark and Brie Williams
Honorable mention: “Birdboy: The Forgotten Children,” regjia Pedro Rivero and Alberto Vazquez
Best actress: Suela Bako, “Bloodlands”
Best actor: A.J. Knight; “A Closer Walk With Thee”

Share